KH Kastrioti ka fituar për herë të tretë rresht dhe të nëntën në histori Kupën e Kosovës në hendboll, pasi mposhti KH Besa Famgas me rezultat 28:27.
Finalja e zhvilluar në arenën “Bill Clinton” në Ferizaj u vendos në sekondat e fundit, kur Alban Haziri shënoi golin e fitores, ndërsa Wadi Chebbi ndali aksionin përfundimtar të kundërshtarit.
Chebbi u shpall lojtari më i vlefshëm i finales.




