Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se vendi po përballet me një krizë të re politike, të cilën ai e lidh me përpjekjet e opozitës për të penguar zgjedhjen e presidentit dhe për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, subjektet opozitare po veprojnë të bashkërenduara me qëllim, siç u shpreh ai, shfrytëzimin e procesit për president për të krijuar situatë që do të çonte në rrëzimin e Qeverisë.
Konjufca tha se kjo është kriza e tretë politike në vitet e fundit, duke e lidhur atë me, siç pretendoi ai, mospranimin e rezultateve zgjedhore nga opozita.
Ai përmendi edhe dy kriza të mëparshme politike, duke përfshirë prishjen e koalicioneve dhe bllokadën institucionale gjatë viteve të fundit, të cilat sipas tij kanë penguar formimin ose funksionimin normal të qeverive të dala nga zgjedhjet./EO/




