Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës në Prishtinë, duke filluar nga ora 13:30, nën drejtimin e kryesuesit Kreshnik Radoniqi.
Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i raportit vjetor për vitin 2025, i cili do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu, do të diskutohen mësimet e nxjerra nga Zgjedhjet Lokale 2025 dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, si dhe analizat e votimit me asistencë.
KQZ pritet të trajtojë edhe ndryshime në rregulloret zgjedhore dhe raportin për realizimin e planit të punës për vitin 2026.




