Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka kritikuar zhvillimet në seancën e fundit të Kuvendit lidhur me zgjedhjen e presidentit.
Ajo tha se diskutimet kanë zgjatur, por nuk është trajtuar propozimi konkret për zgjidhjen e krizës institucionale.
Lushaku theksoi se pyetja kryesore mbetet nëse ekzistojnë 66 vota për një kandidat të dakorduar, duke shtuar se pa këtë përgjigje, procesi mbetet i paplotë dhe jofunksional.




