Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e programeve sportive gjatë vitit 2026.
Marrëveshja, e nënshkruar me kryetarin Ismet Krasniqi, parasheh mbi 1 milion euro mbështetje financiare për aktivitetet sportive.
Sipas ministrit, ky investim synon rritjen e performancës sportive dhe përgatitjet e Kosovës për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Mesdhetare 2026 dhe 2030.




