Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 15-të në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime.
Në këtë mbledhje është miratuar vendimi për shtimin e listës së mallrave në Aneksin A të Ligjit për Tatimin e Normës së Akcizës në Kosovë, si dhe ndryshimet përkatëse ligjore në këtë fushë.
Gjithashtu, është aprovuar lista e anëtarëve potencialë të Komisionit Shtetëror të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese.
Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për Amendamentin Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që lidhet me programin IPA 2019 – pjesa e parë.




