Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Rrahman Rama njoftoi se bashkë me 40 deputetë kanë nisur procedurat për inicimin e Ligjit për Mbrojtjen e vlerave të Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Ai tha se projektligji është gati, por dorëzimi është shtyrë për shkak të paqartësive rreth shpërndarjes së Kuvendit, duke theksuar se nëse kjo nuk ndodh, ai do të procedohet pa vonesë.




