Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kritikuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke thënë se ato po ndikojnë negativisht në unitetin dhe perspektivën e Kosovës.
Ai ka akuzuar udhëheqjen aktuale për përçarje dhe, siç u shpreh, dëmtim të interesave të vendit, duke theksuar se institucionet duhet të mbrohen nga çdo cenim i rendit kushtetues.
Berisha gjithashtu ka thënë se opozita nuk është e qetë në këtë situatë, por e shqetësuar për zhvillimet, ndërsa ka shtuar se çdo përjashtim politik, sipas tij, do të ketë efekt të kundërt në terren.




