Një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Veturat e delegacionit janë parë edhe pranë ndërtesës së Qeverisë, ndërsa për vizitën ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, Policia do të kujdeset për rendin dhe qetësinë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.




