Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të ditur se kënga e re do të publikohet më 30 prill.
“Ma Baby, Ma Friend – 30. APRIL”, ka shkruar Balaj, duke zbuluar edhe titullin dhe datën e lansimit të projektit të ri.