Pejë, 28 prill 2026 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përmes stacioneve policore, gjatë javës së kaluar ka realizuar disa aksione të ndara në lokacione të ndryshme, ku janë sekuestruar armë dhe municion.
Gjatë periudhës nga 18 prill deri më 26 prill 2026, policia ka konfiskuar gjithsej: shtatë (7) armë, një (1) granatë dore, njëqind e katërmbëdhjetë (114) fishekë dhe tetë (8) karikatorë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe në garantimin e rendit dhe sigurisë publike.




