Administrata Tatimore e Kosovës njofton se deklarimi i të ardhurave nga qiraja po rritet vazhdimisht.
Mbi 30 mijë biznese dhe qindra qytetarë kanë raportuar këto të ardhura. Gjatë vitit 2025, bizneset kanë paguar rreth 29.9 milionë euro, ndërsa qytetarët mbi 1.27 milionë euro.
ATK thekson se deklarimi i saktë i qirasë ndihmon në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve publike.




