Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, është takuar në Bruksel me Zëvendës Sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Radmila Shekerinska.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutaş ka informuar Këshillin e Atlantikut të Veriut për aktivitetet e misionit dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar përpjekjet për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.
Ai ka falënderuar aleatët dhe partnerët e NATO-s për mbështetjen e vazhdueshme ndaj KFOR-it, duke nënvizuar rëndësinë e pajisjes dhe funksionimit efektiv të misionit për stabilitetin në Kosovë dhe rajon.




