Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka akuzuar Kremlinin se po kufizon lirinë e komunikimit dhe aksesin në internet, duke e quajtur këtë një “perde të hekurt digjitale” ndaj qytetarëve rusë.
Në një fjalim në Parlamentin Evropian në Strasburg, ajo tha se sanksionet e BE-së po godasin rëndë ekonominë ruse dhe se Brukseli po përgatit një paketë të re masash ndaj Moskës. Sipas saj, pasojat e luftës në Ukrainë po ndihen nga qytetarët rusë përmes rritjes së inflacionit dhe normave të interesit.
Von der Leyen shtoi se, megjithë kufizimet, historia tregon se barriera të tilla nuk zgjasin përgjithmonë.




