Jeton Zulfaj ka pritur në takim drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, për të diskutuar zbatimin e Agjendës së Reformave.
Në fokus ishin çështje që lidhen me rolin e komunave, si rinovimi i ndërtesave, efiçensa e energjisë dhe ndriçimi publik.
Zulfaj theksoi se reformat ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, ndërsa Ibrahimi shprehu gatishmërinë e AKK-së për të kontribuar në zbatimin e Instrumentit për Reforma dhe Rritje.




