Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për mbajtjen e një konference në ambientet e Presidencës, duke e cilësuar këtë si shkelje të rregullave institucionale.
Ai tha se hapësirat e Presidencës janë të dedikuara vetëm për presidentin dhe akuzoi Kurtin për tejkalim kompetencash dhe sjellje autoritare. Behrami shtoi se është parandaluar një krizë e madhe politike, duke e quajtur situatën një “tentim puçi”.
Sipas tij, reagimi i opozitës dhe presioni publik, si dhe faktorët ndërkombëtarë, kanë ndikuar në shmangien e një përshkallëzimi të situatës.




