Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se shumica e përfaqësuesve politikë janë shprehur në favor të datës 7 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ai theksoi se PDK do të respektojë çdo datë që është brenda afateve kushtetuese, duke përmendur edhe 31 majin si opsion. Hamza shtoi se partia është e gatshme për zgjedhje dhe se në listat e saj do të ketë edhe emra dhe figura të reja./EO/




