Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka organizuar një punëtori me zyrtarët ekzekutiv të Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për të diskutuar sfidat e hasura në proceset zgjedhore të vitit 2025.
Takimi, i mbështetur nga Misioni i OSBE në Kosovë, u fokusua në përmirësimin e organizimit të zgjedhjeve dhe adresimin e problemeve të evidentuara, veçanërisht në numërimin e votave dhe procesin e certifikimit të rezultateve.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, theksoi nevojën për kujdes të shtuar në të gjitha fazat e procesit zgjedhor, nga përgatitjet deri te numërimi final i votave. Po ashtu, u diskutua edhe roli i zyrtarëve komunalë në administrimin e zgjedhjeve në nivel lokal.




