Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka deklaruar se përmirësimi i Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit vjen pas shfuqizimit të ligjit për Komisionin e Pavarur për Media nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Përmes një reagimi, ajo tha se ky vendim ka ndalur, siç u shpreh, një ligj të dëmshëm dhe ka mbrojtur lirinë e medias në vend. Sipas saj, sistemi gjyqësor ka luajtur rol kyç në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së shprehjes.
Kusari shtoi se institucionet duhet të përmirësojnë procesin e hartimit të ligjeve për të shmangur, siç tha ajo, dëmtimin e imazhit të vendit.




