Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar sërish lidhur me proceset gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke thënë se shqetësimet e tyre po gjejnë mbështetje edhe në raporte ndërkombëtare.
Sipas OVL UÇK-së, raportet e fundit të organizatave për të drejtat e njeriut ngrenë dyshime për shkelje të të drejtave themelore dhe standardeve të gjykimit të drejtë. Organizata thekson se ka adresuar këto shqetësime përmes letrave, takimeve dhe aktiviteteve të ndryshme ndërkombëtare ndër vite.
Në reagim, OVL UÇK i ka bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të marrin seriozisht këto gjetje dhe të garantojnë respektimin e standardeve të drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.




