Partia Socialdemokrate ka konfirmuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja, duke ndryshuar qëndrim krahasuar me proceset e mëparshme zgjedhore.
Nga kjo parti kanë deklaruar se fushata e tyre këtë herë do të fokusohet kundër partive opozitare, të cilat i akuzojnë për mungesë ideje dhe orientimi politik./GazetaBlic/
Frashër Krasniqi nga PSD tha se opozita aktuale vepron sipas interesave të ngushta dhe jo parimeve politike, ndërsa shtoi se PSD synon të ofrojë alternativë të pavarur.
Ai po ashtu deklaroi se PSD do të garojë e vetme dhe se nuk do të bashkëpunojë me Lëvizjen Vetëvendosje, pavarësisht rezultatit zgjedhor.




