Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Eman Rrahmani, ka deklaruar se mbi 10.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit për polisa sigurimi të automjeteve të mërgimtarëve.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se këto shpenzime janë pjesë e fondeve publike të alokuara për këtë qëllim.
Rrahmani po ashtu ka pretenduar se gjatë pesë viteve të fundit janë ndarë rreth 355 milionë euro për organizata joqeveritare nga institucionet publike, duke ngritur shqetësime për mënyrën e shpenzimit të buxhetit.




