Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet e reja të derivateve për ditën e enjte, ku nafta është shtrenjtuar për një cent.
Sipas njoftimit, një litër naftë do të kushtojë 1.68 euro, benzina 1.47 euro, ndërsa gazi 0.85 centë. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.




