Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në media se Kujtim Shala dhe Gazmend Muhaxheri janë larguar nga partia.
Përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Rukiqi i ka cilësuar këto raportime si të pavërteta, duke theksuar se nuk ka ndarje brenda subjektit politik.
Ai ka deklaruar se, përkundrazi, “bashkimi i madh i së djathtës po ndodh”, duke kundërshtuar zërat për përçarje në parti.
Reagimi i tij vjen pas spekulimeve të fundit në media lidhur me zhvillimet e brendshme në LDK.




