U.d. e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur prezantimin e një rezolute në Kongresin Amerikan që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ajo shprehu mirënjohje për kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për, siç tha, lidershipin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Sipas Haxhiut, kjo rezolutë është një hap i rëndësishëm që Kosova të zërë vendin e saj në familjen euroatlantike.




