Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryetari i Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Atdhe Hykolli, ka deklaruar se 1 Maji është thirrje për drejtësi dhe veprim konkret.
Ai theksoi se punëtorët në Kosovë përballen me paga të ulëta dhe rritje të vazhdueshme të çmimeve, duke shtuar se kjo situatë është padrejtësi që kërkon zgjidhje urgjente.
Hykolli u bëri thirrje institucioneve që të vendosin ekuilibër mes pagave dhe çmimeve, të përmbyllin Marrëveshjen Kolektive dhe të funksionalizojnë Këshillin Ekonomiko-Social, duke theksuar se BSPK do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e punëtorëve.




