Ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, ka mirëpritur paraqitjen e një rezolute dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
Ai falënderoi kongresistët amerikanë për përkrahjen, duke theksuar se Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe në komunitetin transatlantik.




