Ish-ambasadori Avni Arifi ka vlerësuar se brenda LDK-së po shihet si strategji politike rikthimi i mundshëm i Vjosa Osmanit, me qëllim përmirësimin e rezultatit zgjedhor.
Ai tha se kjo qasje e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, synon krijimin e një fronti të përbashkët dhe bashkimin e figurave të krahut të djathtë të partisë.
Sipas Arifit, mbetet e paqartë se si një bashkëpunim i tillë do të reflektohet te votuesit, duke shtuar se rikthimi i Osmanit nuk nënkupton automatikisht rikthim të votave.




