Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 26-vjetorit të themelimit të partisë, falënderoi mbështetësit dhe qytetarët për kontributin ndër vite.
Ai theksoi se AAK ka kaluar bashkë me qytetarët nëpër sfida dhe suksese, duke qëndruar besnike ndaj vizionit për shtetin.
Haradinaj bëri të ditur se angazhimi politik do të vazhdojë fuqishëm në muajt në vijim dhe në vitet e ardhshme, me synim fitore të reja dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
“Me ju, për shtetin. Me Kosovën, me Aleancën, përjetësisht”, deklaroi ai.




