Shefi i Misionit të Kosovës në Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, ka njoftuar se është liruar nga detyra me dekret të ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.
Ai tha se përfundimi i mandatit të tij në Vatikan shënon mbylljen e një periudhe pune dyvjeçare, gjatë së cilës ka shërbyer me përkushtim për përfaqësimin e Kosovës në Selinë e Shenjtë.
Miftari theksoi se angazhimi i tij për shtetin vazhdon dhe vlerësoi bashkëpunimin me institucionet dhe Selinë e Shenjtë, duke shtuar se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Vatikanit janë të konsoliduara.




