Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se perspektiva e zgjerimit të Bashkimi Evropian është më konkrete se kurrë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Nga një fjalim në Universitetin e Friburgut në Zvicër, ajo theksoi se për Shqipëria dhe Mali i Zi nuk ka më dilema serioze sa i përket anëtarësimit, duke i cilësuar afatet si të arritshme nëse vazhdojnë reformat.
Kos u shpreh se Mali i Zi mbetet vendi më i avancuar në proces, ndërsa Shqipëria e ndjek menjëherë pas, duke vlerësuar progresin e tyre si shembull për rajonin.
Ajo shtoi se për herë të parë pas shumë vitesh, BE-ja po punon për një traktat pranimi me një vend kandidat, çka sipas saj tregon se procesi i zgjerimit po hyn në një fazë më konkrete dhe rezultatet e reformave po bëhen të dukshme.




