Futbollisti i Ballkanit, Arbër Potoku, ka theksuar rëndësinë e mbështetjes së tifozëve para ndeshjes ndaj Llapit në Superligën e Kosovës.
Ai tha se skuadra është e fokusuar në garën për titull dhe synon të vazhdojë me rezultate pozitive, pavarësisht kalendarit të ngjeshur.
Potoku ftoi tifozët që të mbushin stadiumin dhe të përkrahin ekipin në këtë sfidë të rëndësishme për vazhdimësinë në garën për kreun e tabelës.




