Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar situatën në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se përgjegjësia për moskonstituimin e tij i takon subjektit politik më të madh.
Ajo tha se qytetarët u kanë dhënë besimin deputetëve dhe subjekteve politike për të krijuar institucione funksionale, por sipas saj, partia e parë nuk po arrin ta përmbushë obligimin kushtetues për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.
“Po e shohim një papërgjegjësi totale nga subjekti i parë, i cili nuk po gjen mënyrën që të kryejë obligimin e vet kushtetues për ta prezantuar emrin e kryetarit të Kuvendit”, deklaroi Lushaku-Sadriu.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve që t’i ndjekin zhvillimet në Kuvend dhe të vlerësojnë vetë se kush mban përgjegjësinë për situatën e krijuar.




