Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar sërish kohë shtesë për bisedime me liderët e partive të tjera rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit.
Kërkesa u bë në nisje të seancës konstituive të Kuvendit, ku Kurti pritej të propozonte emrin e kandidatit për kryetar të Kuvendit.
“Marrëveshje politike nuk kemi ende, prandaj për të evituar zgjedhjet e reja ju lus për kohë shtesë”, ka deklaruar Kurti.




