Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,051 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e sigurisë në komunikacion.
Sipas raportit policor, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Megjithatë, janë regjistruar 12 aksidente me persona të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
Policia thekson se mosrespektimi i rregullave të trafikut mbetet një nga shkaqet kryesore të aksidenteve, ndërsa gjobitja konsiderohet si një nga format kryesore të parandalimit.
Sa i përket sigurisë publike, gjatë të njëjtës periudhë janë arrestuar 19 persona, ndërsa 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje.




