Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka kërkuar ndryshime në Kodin Penal pas aksidentit tragjik në Durrës ku humbën jetën dy fëmijë.
Në Kuvendin e Shqipërisë, Balla tha se duhet të shqyrtohen praktika nga vende të tjera si SHBA dhe Gjermania, duke përfshirë konceptin e “vrasjes në kushte të vetëbesimit të tepruar”.
Ai gjithashtu kërkoi që Policia e Shtetit të veprojë më ashpër ndaj shkelësve të rregullave të trafikut, duke theksuar se personat problematikë nuk duhet të kenë patentë.




