Karateistja e Kosovës, Fortesa Orana, ka bërë të ditur se është gati për Kampionatin Evropian që mbahet më 19 maj në Frankfurt.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka theksuar se ka punuar shumë në heshtje dhe ka kaluar shumë sfida, duke shtuar se rruga e saj nuk ka qenë e lehtë.
Orana është shprehur e vendosur për të vazhduar deri në arritjen e synimeve të saj, ndërsa Evropianin e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm në karrierë.




