Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare ndaj Borës, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar lëndim serioz në dorë dhe pritet të mungojë deri në fund të sezonit.
Mungesa e tij është goditje e madhe për prizrenasit, teksa seria me Borën është 2-2 dhe ndeshja e radhës vendos finalistin. Në finale tashmë ka kaluar Trepça.




