Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me homologun e tij nga Finlanda, Petteri Orpo, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan.
Kurti ka falënderuar Finlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht për procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe për avancimin drejt statusit të vendit kandidat në BE.
Në takim është diskutuar edhe bashkëpunimi në luftimin e dezinformimit dhe përvoja finlandeze në fushën e mbrojtjes gjithëpërfshirëse, model që po synon ta zbatojë edhe Kosova. Të dy kryeministrat riafirmuan gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit dypalësh.




