Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK është lansuar shërbimi digjital për regjistrimin e lindjes së fëmijës përmes platformës eKosova.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se procesi tani zgjat vetëm pak minuta dhe eliminon nevojën për paraqitje fizike në institucione, duke mundësuar regjistrim automatik të të dhënave dhe shërbimeve për të posalindurit.
Ky sistem përfshin regjistrimin e fëmijës, aplikimin për shtesa dhe vaksinim, si dhe njoftimin elektronik të institucioneve përkatëse. Projekti pritet të shtrihet në të gjitha maternitetet në Kosovë.




