Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka bërë të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar 3020 intervenime nga Brigada e Zjarrfikësve në kryeqytet.
Sipas njoftimit, zjarrfikësit kanë ndërhyrë në zjarre, aksidente dhe raste emergjente, duke punuar në kushte të vështira dhe me rrezik të lartë për të shpëtuar jetë dhe prona.




