Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit O. B., i dyshuar për tentim vrasje më 2 maj 2026.
Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur në një lokal në Gjakovë, ku pas një mosmarrëveshjeje, i dyshuari fillimisht ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin A. D., e më pas ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe e ka goditur, duke i shkaktuar lëndime.
Policia ka sekuestruar armën dhe një thikë në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari është larguar pas incidentit. Vendimi për paraburgim është marrë nga gjyqtari i procedurës paraprake, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në Apel.




