Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka kujtuar sot hedhjen e gurthemelit për ndërtimin e objektit të saj në Prishtinë, 11 vjet më parë.
Në njoftim thuhet se Kosova sot posedon një nga ndërtesat më moderne të ambasadave amerikane në botë, duke e cilësuar atë si simbol të partneritetit të fortë mes dy vendeve.
Ambasada theksoi se kompleksi përfaqëson jo vetëm bashkëpunimin diplomatik, por edhe angazhimin e përbashkët në zhvillim, duke nënvizuar se në ndërtimin e tij kanë kontribuar edhe punëtorë dhe arkitektë vendorë.
Po ashtu, u vlerësua dizajni inovativ dhe standardet e larta të sigurisë që e karakterizojnë këtë objekt.




