Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi, pavarësisht qëndrimit në Hagë, ka frymëzuar shqiptarët më shumë se disa liderë politikë në Kosovë.
Ai tha se Thaçi gjatë pesë viteve të fundit ka ndikuar fuqishëm nga qelia e tij, duke e krahasuar ndikimin e tij me atë të politikanëve që veprojnë në një Kosovë të lirë.




