Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit në Kosovë pritet të kushtojnë rreth 10 milionë e 887 mijë euro, sipas Vullnet Bugaqkut nga KDI.
Ai tha se kjo është një kosto e lartë për buxhetin e shtetit, por e domosdoshme për organizimin e një procesi zgjedhor të rregullt dhe transparent.
Bugaqku theksoi se pret që procesi të zhvillohet me integritet dhe pa parregullsi.




