Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Ardian Gola, në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së në Kopenhagë, ka theksuar rëndësinë e besimit në institucione për forcimin e demokracisë.
Ai foli për sfidat si dezinformimi dhe ndryshimet teknologjike, duke u mbështetur në idetë e Jürgen Habermas dhe Søren Kierkegaard. Gola nënvizoi se Kosova po avancon në reforma demokratike dhe se rruga drejt Evropës mbetet thelbësore për forcimin e institucioneve.




