Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se partia e tij pret të fitojë mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai tha se ndryshime mund të ketë brenda partive opozitare, por jo në rezultatin e Vetëvendosjes, duke shtuar se ajo mbetet opsioni kryesor për stabilitet në vend. Haskuka nuk e përjashtoi mundësinë që LVV të rrisë edhe më shumë numrin e deputetëve në Kuvend.




