Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ekipin e Kosovës në matematikë pas pjesëmarrjes në Olimpiadën Evropiane të Matematikës EMO 2026.
Në këtë garë, Ajan Hajrullahu fitoi medalje bronzi, ndërsa Lyron Celina dhe Vesa Xhymshiti u vlerësuan me mirënjohje nderi. Ekipi u udhëhoq nga prof. asoc. dr. Valdete Rexhebeqaj-Hamiti, ndërsa Kosova u përfaqësua nga gjithsej gjashtë nxënës.
Haxhiu i përgëzoi nxënësit për suksesin dhe theksoi se rezultatet e tyre përfaqësojnë përkushtimin dhe potencialin e të rinjve në fushën e matematikës. Ajo u shpreh se mbështetja për talentet e reja është investim në të ardhmen e vendit.




