Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi mes Media Grup Publico dhe Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), lidhur me një raportim për financime nga Serbia të disa mediave në Kosovë, i publikuar në edicionin qendror të lajmeve më 22 korrik 2024.
Pala paditëse pretendon se RTK ka shkelur kodin e etikës dhe ka publikuar një lajm të pavërtetë e shpifës, i bazuar në një artikull të një mediumi boshnjak, pa verifikim dhe pa balancim të duhur të informacionit. Avokati i Media Grup Publico, Kujtim Kërveshi, tha se transmetuesi publik nuk ka bërë vlerësim të fakteve dhe ka paraqitur informacionin si të dëmshëm për reputacionin e paditëses.




