Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka deklaruar se zgjedhjet e qershorit në Kosova janë vendimtare për shtetin dhe jo vetëm për pushtetin.
Në një reagim në rrjete sociale, ai ka thënë se qytetarët duhet të aktivizohen dhe ta vendosin shtetin para interesave partiake, duke kritikuar ashpër situatën politike dhe punën e Kuvendit.




